Arbëri

Bislimi: BE-ja t’i heqë sa më shpejt masat ndaj Kosovës

Foto: Driton Paçarada/KOHA
 

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Bashkimi Evropian duhet “sa më shpejtë” t’i heqë masat sanksionuese ndaj Kosovës, duke shtuar se këto kanë ndikuar në vlerësimin e Raportit të progresit.

Ai ka deklaruar të hënën në Komisionin për Integrimin Evropian se Kosova jo vetëm që s’i ka hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por as s’e ka statusin e vendit kandidat dhe s’e ka marrë pyetësorin e BE-së.