Arbëri

Borrell: Do të vazhdojmë të sigurojmë stabilitet në veri të Kosovës

 

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se në bashkëpunim mes KFOR-it dhe EULEX-it do të vazhdojnë të sigurojnë stabilitet në veri të Kosovës në kohën kur ajo pjesë po “përballet me momente të vështira”.

Pas takimit me ministrat e jashtëm të NATO-s të martën, Borrell ka deklaruar se anëtarët e Bashkimit Evropian janë të angazhuar për paqe në Ballkanin Perëndimor.