Arbëri

INTERPOL-i shpall në kërkim Radoiçiqin

Milan Radoiçiq (Foto-Ilustrim)
 

Organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, e ka shpallur në kërkim ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, në lidhje me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Lajmin e konfirmoi për KOHËN, ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq.