Arbëri

Salihu: Një pjesë të fajit për mosndriçimin e krimeve të luftës e kanë edhe ndërkombëtarët

 

Ismet Salihu, profesori i së drejtës penale, ka vlerësuar se një pjesë të fajit për mosndriçimin e krimeve të luftës i kanë edhe ndërkombëtarët, të cilët sipas tij, deri në vitin 2014 nuk i lanë organet e Kosovës t’i hetojnë krimet e luftës.

“Deri në vitin 2014, kompetencën ekskluzive për hetimin e krimeve të luftës e kanë pas ndërkombëtarët. Nëse organet e ndjekjes vendase kanë filluar hetimin e një të dyshuari apo disa të dyshuarve për krime të luftës, menjëherë lënda i është marrë nga ndërkombëtarët. Një pjesë të fajit për mosndriçimin e kriminelëve të forcave serbe për ato masakra, për mijëra të vrarë, e kanë edhe ndërkombëtarët”, ka thënë Salihu në “60 Minuta” të KTV-së.