Arbëri

Për anëtarësim në KiE, Kosovës i kërkohen veprime për Asociacionin dhe pronat e Manastirit të Deçanit

 

Zyrtarë të Qeverisë i kanë përmbyllur takimet me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës pa e thënë asnjë fjalë rreth raportit të parë që ky institucion e ka nxjerrë për Kosovën, që prej deponimit të aplikimit më 12 maj të vitit të kaluar. Veç ndërhyrjeve në gjyqësor, në raport Kosovës i përmenden vendimet e gjykatave, të cilat prej vjetësh nuk kanë gjetur zbatim. Njohës të zhvillimeve kanë thënë se pa zbatimin e aktgjykimit që ia njeh Manastirit të Deçanit të drejtën mbi 27 hektarë dhe pa ngritjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të jetë vështirë i arritshëm anëtarësimi në këtë organizatë

Pa zbatimin e shpejtë të dy prej rekomandimeve kryesore të ekspertëve të Këshillit të Evropës (KiE), Kosova do ta ketë të vështirë anëtarësimin në këtë organizatë.

Në raportin e parë të ekspertëve të KiE-së mes rekomandimeve është përmendur zbatimi i aktgjykimit që ia njeh Manastirit të Deçanit të drejtën mbi 27 hektarë, si dhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.