Arbëri

Konjufca: Propozimi i draftstatutit të Asociacionit s’është kompetencë e BE-së, u ngutën

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë të premten se kërkesa perëndimore për ngritjen e Asociacionit nuk do të plotësohet, nëse nuk bën trysni bashkësia ndërkombëtare ndaj Serbisë për hapat drejt njohjes së Kosovës.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Konjufca ka shtuar se nëse presioni vazhdon vetëm mbi Kosovën dhe Perëndimi nuk e bind dot Serbinë të nënshkruajë Marrëveshjen e Ohrit, ai nuk beson se këto përpjekje do të prodhojnë rezultate së paku në periudhën afatmesme të proceseve politike në Kosovë.