Arbëri

Opinioni i Supremes çon mbi 25 milionë euro te mësimdhënësit

 

Opinioni juridik që Gjykata Supreme ka lëshuar për Kontratën Kolektive në favor të mësimdhënësve ka vënë në pikëpyetje projektet kapitale që komunat kanë planifikuar në sektorin e arsimit. Gjykata e shkallës së tretë iu ka dhënë të drejtë mësimdhënësve që të përfitojnë shtesat e kualifikimit e edhe kompensimin bazuar në shkallën e inflacionit. Sipas përllogaritjeve në Asociacionin e Komunave të Kosovës, kostoja e kësaj do të jetë mbi 25 milionë euro

Shkalla e inflacionit prej 12 për qind gjatë vitit 2022 ka ndikuar që mësimdhënësit të nxjerrin përfitim shtesë nga shteti, duke u bazuar në Kontratën Kolektive, e cila ishte në fuqi deri në fund të vitit të shkuar.

Ata janë duke përfituar rreth 60 euro shtesë në 11 paga që morën vitin e kaluar, kur inflacioni shënoi rritjen më të madhe.