Arbëri

Hidhen dyshime mbi Komisionin qeveritar që verifikon personat në karrocë

FOTO: Ilustrim
 

Në katër vjetët e shkuar vazhdimisht ka rënë numri i përfituesve të pensionit për personat parapalegjikë e tetraplegjikë. Por, nga marsi e deri në tetor, ky numër është rritur për 450. Shkakun e rritjes nuk e kanë shpjeguar në Ministrinë e Financave. Në shoqatën “Handikos” thonë se kjo mund të jetë nga vlerësimi më objektiv, e në Komisionin parlamentar për të drejtat e njeriut hodhën dyshime mbi vlerësimin

Prej 2020-s e deri në mars të këtij viti ka shënuar ulje numri i qytetarëve që kanë fituar statusin e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë e edhe të drejtën për kompensim. Por situata ka ndryshuar në tetë muajt e fundit, kur këtë status e kanë fituar edhe 450 qytetarë.

Në Ministrinë e Financave nuk dhanë shpjegime se si ka ndodhur rritja.