Arbëri

Haradinaj: Kosova është ndërtuar nën hijen e mohimit të të drejtave të njeriut

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, derisa ka kujtuar 75-vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, ka thënë se Kosova është ndërtuar nën hijen e mohimit të të drejtave të njeriut.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se 10 dhjetori I vitit 1948 është kujtim i rëndësishëm, pasi Kosova ka përjetuar cenime serioze të të drejtave nga sisteme autoritare dhe okupatore.