Arbëri

Kosova kërkon personat e pagjetur edhe në Bosnje dhe Kroaci, Serbia nuk bashkëpunon

 

Qytetarët e Kosovës nuk janë marrë me dhunë dhe të zhdukur vetëm në luftën e fundit në Kosovë por edhe në luftërat e më hershme në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë. Për këtë arsye, ditë më parë është mbajtur takimi i grupit rajonal për rastet e paidentifikuara të personave të zhdukur, ku vendi ka arritur identifikimin e njëmbëdhjetë mbetjeve mortore dhe pesë rasteve të konfirmimit të identitetit. Megjithatë, ajo çka mbetet shqetësuese, është identifikimi i lokacioneve në territorin e Serbisë, pasi ende nuk ka ndonjë datë për të vazhduar gërmimet atje.

Dyshuese është edhe identifikimi dhe marrja e mbetjeve mortore nga familjarët në kohën kur gjurmimet i ka bërë Tribunali i Hagës, pasi personat janë identifikuar në mënyrë tradicionale dhe jo me ADN, për çka familjarët luten për bashkëpunim në mënyrë që të vërtetohen edhe një numër i madh i mbetjeve mortore që janë në murgun e Prishtinës.