Arbëri

Ndarja buxhetore për komunat konsiderohet diskriminim në baza partiake

 

Në një analizë për ndarjen buxhetore, Instituti GAP konsideron se Qeveria ka ndarë më shumë mjete për komunat në të cilat udhëheq. Nga 21.8 milionë euro për investimet kapitale të reja, mbi 13 milionë janë bërë për katër komunat që i udhëheq VV-ja

Ngjashëm me vitin e kaluar, ekzekutivi ka ndarë më shumë mjete për investime kapitale në komunat që i udhëheq partia në pushtet – Vetëvendosje.

Në një analizë për ndarjet buxhetore për vitin 2024, Instituti GAP konsideron se mbi gjysma e ndarjes së mjeteve është bërë për komunën e Gjilanit, Shtimes, Kamenicës dhe Podujevës, që udhëhiqen nga Vetëvendosje.