Arbëri

Lajçak paralajmëron takime të ndara me kryenegociatorët

 

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se po përgatitet për diskutime të ndara me kryenegociatorët që do të zhvillohen në vijim, duke thënë se “është koha për të çuar para integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor”.

Ai ka shkruar në Facebook të dielën se edhe anëtarët të Bundestagut gjerman i ka informuar për dialogun dhe hapat e ardhshme, derisa ka theksuar se u është mirënjohës “për mbështetjen e fortë”.