Arbëri

Apeli anulon seancën e 14 marsit në rastin Muja

 

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, dhe pesë ish-bashkëpunëtorët e tij kanë pranuar ftesat që të paraqiten në Gjykatën e Apelit më datën 14 të këtij muaji. Mirëpo pritet që të mërkurën të njoftohen për anulimin e kësaj seance në shkallën e dytë të gjyqësorit. Kjo për arsye se Gjykata e Apelit pret një vendim nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për përbërjen e trupit gjykues që do të shqyrtojë rastin e Mujës dhe të të tjerëve, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtari për Informim në Gjykatën e Apelit, Arbër Jashari, ka konfirmuar se seanca në këtë gjykatë ka qenë e caktuar për datën 14 mars.