Për të dytën herë brenda katër muajsh, në një datë të shënuar për shqiptarët, Muzeu i Alfabetit Shqip në Manastir është bërë cak i sulmeve, shkruan sot Koha Ditore.
Në ditën e 7 Marsit objekti është sulmuar me koktej molotovi dhe të gjitha dritaret e Muzeut janë thyer, derisa kati i sipërm i tij është përfshirë nga flakët pa dëme të konsiderueshme. T
ë martën mediat shqiptare në Maqedoni kanë raportuar se shtëpia ku intelektualët shqiptarë këtu e 108 vjet më parë ishin bërë bashkë për të përcaktuar alfabetin me të cilin shkruhet shqipja është rrethuar nga pjesëtarët e policisë, të cilët kanë ndaluar qasjen në afërsi të Muzeut. Kjo ngjarje ka nxitur reagime të shumta, ku ndër të tjera është cilësuar si sulm ndaj trashëgimisë kulturore shqiptare. Ka reaguar edhe Tirana zyrtare, por jo edhe Kosova.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.