Presidenti Hashim Thaçi i ka dhënë start procedurës për ta pajisur Forcën e Sigurisë (FSK) me mandat ushtrie. E ka bërë këtë të martën, duke e dërguar në Kuvend një projektligj dhe jo amendament kushtetues siç kanë kërkuar ndërkombëtarët, shkruan sot Koha Ditore.
Vetë kreu i shtetit ia ka dorëzuar Projektligjin kryeparlamentarit Kadri Veseli. Ky i fundit ka paralajmëruar se të mërkurën do ta thërrasë Kryesinë e Kuvendit për ta diskutuar nismën e presidentit. Para se të vihet para deputetëve, Projektligji kërkohet t’i kalojë disa procedura në Qeveri, institucion ky që duhet të kalkulojë edhe koston financiare.
“Republika e Kosovës, me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe ruajtjes së paqes dhe mbrojtjes së interesave shtetërore, duhet të avancojë rolin dhe detyrat e Forcës së Sigurisë të Kosovës”, thuhet në letrën përcjellëse të Projektligjit, të firmosur nga presidenti Thaçi. “Projektligji për FSK-në rregullon misionin, funksionimin dhe detyrat e FSK-së, organizimin e saj dhe çështje të tjera lidhur me aktivitetet dhe kushtet e përgjithshme të shërbimit në FSK”.
(Tekstin e plotësojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.