Arbëri

Pastrimi i “historisë kriminale” të një komandanti të Policisë nga gjykatat

 

Sejdi Zeqiri, komandant i Policisë së Kosovës në Obiliq, është pastruar nga “historia kriminale” për të cilën kishte vendim të formës së prerë. Ai ishte dënuar nga tri shkallë të gjykatës, shkruan sot Koha Ditore.

Rreth katër vjet pas dënimit, lënda e Zeqirit ishte kthyer në riprocedim penal. Gjykata Supreme ia kishte mundësuar kthimin në rigjykim të veprave penale për të cilat ishte dënuar vetëm kur ato ishin parashkruar e që nuk kishin mundësi ligjore të gjykoheshin përsëri. Zeqiri ishte dënuar për keqpërdorim seksual, keqpërdorim të detyrës zyrtare e keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare.