Arbëri

Sot mot me vranësira dhe reshje shiu

 

Ditën e mërkurë dhe pjesën e parë e së enjtes, reshjet e shiut do të shtrihen në tërë territorin e vendit, ku intensiteti i tyre do të rritet, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Reshje me intensitet më të lartë pritet të ketë në perëndim dhe jugperëndim të vendit, kurse pjesa juglindore parashihet që të ketë reshje me intensitet më të ulët.