Arbëri

Kundërshtohet ideja që për kufirin me Serbinë të diskutohet në Bruksel

 

Paralajmërimi i kryeministrit, Isa Mustafa dhe ministres për Dialog, Edita Tahiri se kufiri mes Kosovës dhe Serbisë do të bëhet në dialogun e Brukselit, po shihet si çështje e rrezikshme nga opozita dhe ekspertë. Kjo për faktin se mund të ketë koncesione sikurse ka pasur edhe me marrëveshjet tjera që janë nënshkruar deri me tani mes Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit.

Ministrja për Dialog Edita Tahiri në muajin shkurt kishte thënë se në fazën e fundit të dialogut do të jetë procesi i shënimit të kufirit mes Kosovës e Serbisë.