Arbëri

Bojkoti, si “armë” politike e deputetëve të Kosovës

 

Janë 25 deputetë, nga 120, sa ka gjithsej Kuvendi i Kosovës, të cilët pritet t’i bojkotojnë seancat plenare, përveç rasteve kur vendoset për çështje të cilësuara të interesit nacional.

Prej tyre, 14 deputetë, u takojnë dy subjekteve opozitare, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma për Kosovën, kurse 11 subjektit Lista Serbe, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës.