Arbëri

EFJ mbështet nismën për përmirësim të mbrojtjes së gazetarëve në Kosovë

Federata Evropiane e Gazetarëve përshëndeti iniciativën e AGK-së dhe Prokurorit të Shtetit që rastet e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve të procesohen me prioritet.

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ ) raportoi se Shkëlqim Hysenaj, kryetar i AGK-së si dhe kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi arritën marrëveshje për të mbrojtur gazetarët dhe profesionistët e tjerë medial kur rastet e sulmeve dhe kërcënimeve arrijnë te prokuroria.