Arbëri

Sipas Ivanovit nuk janë hequr pengesat për mandatimin e Zaevit

Pengesat për përcaktim të mandatit akoma nuk janë larguar, thonë nga kabineti i presidentit Gjorge Ivanov, pas thirrjeve nga LSDM-ja që Ivanov menjëherë t'ia japë mandatin Zoran Zaevit.

"Presidenti Ivanov mbetet në qëndrimin e parashtruar në fjalimin para qytetarëve të Republikës së Maqedonisë më 1 mars të vitit 2017. Pengesat për përcaktim të mandatit për përbërje të qeverisë akoma nuk janë larguar, thuhet në qëndrimin e Kabinetit të presidentit të Republikës së Maqedonisë.