Arbëri

Mustafa kërkon njohjen e Kosovës nga shtetet me shumicë myslimane

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim sekretarin e Ligës së Botës Myslimane, Muhamed Bin Abdel Kerim el Isa, i cili po qëndron në Kosovë me ftesë të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava dhe ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja, u bisedua për fuqizimin e vazhdueshëm të shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës dhe nevojën e njohjes nga të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, përfshirë edhe ato me shumicë myslimane.