Arbëri

Kosovarët në 10 banka private kanë hyrë kredi 2.2 miliardë euro

Bankat komerciale të cilat veprojnë në Kosovë paraqesin oferta të llojllojshme të kredive. Ofertat, përfshijnë kreditë konsumuese, ato për banim, shkollim, biznese, prodhim, por edhe për festa të ndryshme.

Mbi 2.2 miliardë euro ka kaluar vlera e kredive të qytetarëve në dhjetë bankat private, kurse mbi 1.4 miliard euro, llogariten kreditë për ndërmarrje, përderisa rreth 800 milionë euro përbëjnë shumën kreditë familjare.