Arbëri

Veseli kërkon nga komisionet parlamentare përshpejtim në shqyrtimin e projektligjeve

Në funksion të intensifikimit të dinamikës së shqyrtimit dhe procedimit të projektligjeve, si dhe të fuqizimit të punës së Kuvendit në tërësi, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e komisioneve parlamentare.

Kështu thuhet në njoftimin për media të zyrës së Kryeparlametnarit, sipas të cilës, po ashtu bëhet e ditur se aktualisht në procedurë parlamentare janë 31 projektligje, prej tyre, pesë projektligje presin për shqyrtim të dytë në seancë plenare, 18 projektligje janë të miratuara në parim dhe gjenden në procedurën e shqyrtimit në komisione parlamentare dhe tetë projektligje presin për shqyrtim të parë.