Arbëri

Rama premton largimin e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të martën premtoi se qeveria që ai drejton do të angazhohet për të larguar nga, siç u shpreh ai, rruga e të ardhmes gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar dhe se të vetmit të papunë në Shqipëri duhet të jenë ata që mbajnë peng vendin.

Ai këto komente i bëri gjatë një vizite që i bëri Elbasanit me rastin e festimeve të Ditës së Verës.