Arbëri

Keqpërdorimi i veturave zyrtare e dërgon para gjykatës ministrin Delibor Jevtiq

 

Jetësimi i një kontrate të jashtëligjshme për shfrytëzim të një veture zyrtare nga Radio KIM- TV Centar në Çagllavicë, në vitin 2014, do ta dërgojë para gjykatës ministrin për Komunitete dhe Kthim, Delibor Jevtiq.

Ai së bashku edhe me sekretarin e kësaj ministrie, Nenad Stojçetoviq dhe drejtorin e Departamentit të Administratës dhe Financave Publike, Mihailo Pçrlinçeviq janë akuzuar të mërkurën nga Prokuroria Speciale e Kosovës për keqpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan sot Koha Ditore.