Arbëri

Në Ditën e Ujit kryeministri Mustafa përmend ujin si prioritet

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë sot në shënimin e Ditës Botërore të Ujit organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Para të pranishmëve, kryeministri Mustafa theksoi angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të punuar në këtë sferë si një prej sferave më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik, social, shëndetësor dhe të mirëqenies së qytetarëve, transmeton Koha.net.