Auto

Teknologjia e veçantë mundëson mbushjen falas të automobilave elektrikë

 

Disa prodhues evropianë dhe japonezë të automobilave besojnë se mund të plotësojnë dëshirën e madhe të njerëzve për ngasje falas të automobilave elektrikë.

“E.ON”, gjiganti gjerman për shërbime elektrike, dhe “Électricité de France - EDF”, kompania shtetërore franceze për shërbime elektrike, tashmë po punojnë me “Nissanin” në zhvillimin e shërbimeve që mundësojnë që energjia e ruajtur në bateritë e automobilave elektrikë të “shitet” prapa në një rrjet të veçantë. Po përpiqen të bindin edhe autoprodhuesit evropianë të ndjekin një shembull të tillë.