Auto

Modelet më inovative të makinave shfaqen në Paris

Foto: Reuters
 

Bugati, Ferrari, por edhe Reno dhe Peugeot janë disa prej kompanive që kanë prezantuar modelet më inovative të automobilave në botë në një show në Paris që i dedikohet tërësisht makinave të së ardhmes.

“Që të jem i ndershëm, në të tilla panaire, prototipet e së ardhmes janë shpesh yjet e spektaklit. Kjo është një nga arsyet përse ne vendosëm t’ia dedikonim ekspozitën tërësisht atyre, sepse ato përfaqësojnë esencën e talentit të prodhuesve të makinave dhe se si ata e parashikojnë të ardhmen e makinave të tyre”, tha Remi Depoix, president i International Car Festival, transmeton TCH.