Auto

Automobilat që i ringjallën kompanitë

 

Shumë kompani të automobilave në të kaluarën kanë qenë në prag të dështimit. Megjithatë, modele të caktuara u kanë shpëtuar “jetën”.

Disa nga këta automobila kanë luajtur rol të madh duke nxjerrë kompanitë nga falimentimi, e duke i bërë ato superfuqi botërore. “Autocar” ka përzgjedhur disa që deri tash kanë luajtur rol të tillë, shkruan sot Koha Ditore.

“Volkswagen Beetle” - 1948-2003

“Beetle” e shpëtoi “Volkswagenin” dhe majori Ivan Hirst i Ushtrisë Britanike e shpëtoi “Beetlen”. “Beetle” u zhvillua në kohën e nazistëve dhe kompania gjermane e gjeti veten në zonën britanike gjatë luftës. Hirst kishte pastruar fabrikën dhe kishte rinisur prodhimin, duke bindur ushtrinë të blinte rreth 20 mijë njësi. Emërtimi i modelit atë kohë ishte “Type 1”. Shitjet nisën të rriten dhe kompania u zgjerua. Më 1955 u shit njësia e njëmiliontë. Në total, pasi shndërroi “Volkswagenin” në gjigant botëror, “Beetle” u shit në mbi 21 milionë njësi në të gjitha tregjet e botës.