Auto

Mercedes shpërblen me nga 5 mijë euro punëtorët

 

Daimler, kompania që ka nën pronësi Mercedesin, njoftoi se 130,000 punëtorë të këtij prodhuesi të veturave në Gjermani do të marrin një bonus vjetor deri në 4,965 euro.

Në vitin 2018, Mercedes shiti 2.310.185 automjete në mbar botën, me një rritje të shitjeve prej 0.9% krahasuar me vitin 2017. Ky është viti i tetë radhazi që ky prodhues gjerman ka shënuar rritje në ofrimin e veturës, transmeton ksp.