Auto

Del në shitje Dino 246GT, një Ferrari i rrallë

 

Ferrari Dino 246GT i ruajtur nga viti 1971 do të jetë më 23 shkurt në ankandin tradicional të Silverstone në Angli.

Është një veturë shumë e rrallë, pasi një nga vetëm 235 kopje është bërë me timon në anën e djathtë. Përveç kësaj, supozohet se vetëm 2 ose 3 vetura me timon në anën e djathtë janë prodhuar fillimisht me ngjyrë të kaltër “Azzuro Dino”.