Auto

Gjermanët investojnë 60 miliardë euro në automobilat elektrikë për tre vjet

 

Industria e automobilizmit në Gjermani do të investojë gati 60 miliardë euro në tre vjetët e ardhshëm në automobilat elektrikë dhe vozitjen autonome, ka njoftuar Asociacioni Gjerman i Industrisë së Automobilizmit (VDA). 

Rritja e numrit të automobilave elektrikë nëpër rrugë po konsiderohet qenësore për të arritur synimet e Bashkimit Evropian për të ulur nivelin e emetimit të gazrave dhe kërkon zgjerimin e infrastrukturës rimbushëse, ka bërë të ditur presidenti i VDA-së, Bernhard Mattes.