Auto

Nesër gara malore në Prevallë

Foto: FASK
 

Pas auto sllallomit në Prizren dhe Drage Race në Sllatinë, Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon me garën e parë në disiplinën malore, e cila këtë fundjavë zhvillohet në Prevallë.

Federata e Auto Sportit të Kosovës thotë se shumë nga garuesit kanë bërë investime të mëdha në veturat e tyre dhe me padurim e kanë pritur garën e parë në këtë disiplinë, e cila është më atraktive dhe me më shumë adrenalinë.