Auto

“Volkswageni” po e krijon të ardhmen elektrike

 

Në panairin “Paris Motor Show” më 2016, “Volkswageni” kishte shpalosur një koncept të cilin e kishte emërtuar “ID”. 

Automobili i vogël elektrik, me rrota të mëdha të bardha e panele krejtësisht të bardha, kishte logon shkëlqyese të “VW-së” në pjesën e përparme. Dukej i pastër, i shkëlqyeshëm dhe futuristik. Automobili ishte paralajmërim i asaj që “Volkswageni” planifikonte të prodhonte për klientët në vitin 2020.