Auto

Tërhiqen nga qarkullimi mijëra Mercedesë

 

Organet zyrtare tërheqin nga qarkullimi mijëra Mercedesë me naftë. Prodhuesi i makinave Mercedes mendohet të ketë instaluar një aparaturë fikjeje. Daimleri i mohon akuzat.

60 mijë makina me naftë janë të prekura nga tërheqja e detyruar nga qarkullimi. Nga tërheqja zyrtare e komunikuar nga Zyra Federale e Automjeteve bëhet fjalë për vetura të modelit "Mercedes-Benz GLK 220 CDI", të prodhuara në intervalin kohor midis viteve 2012 dhe 2015. Një zëdhënës i koncernit Daimler e konfirmoi këtë njoftim të botuar në "Bild am Sonntag".