Mercedes konfirmon G-Classin elektrik

Mercedes konfirmon G-Classin elektrik

08 November 2019 16:33

Mercedes ka treguar se do të ndërtoj versionin elektrik të SUV për terrene të vështira G-Class, duke rivalizuar direkt Tesla Model X e Range Roverin e ardhshëm elektrik.

Shefi i Transformimit Digjital të Mercedesit, Sascha Pallenberg ka bërë të ditur këtë nëpërmes një postimi në twitter, transmeton Koha.net.

Marka gjermane ende nuk ka treguar se si do të quhet ky version i G-Classit, ndërsa pritet që të ketë komponentë të Mercedes EQ.

Ashtu sikurse EQC, EQG i ri mund të ketë dy motor elektrik 80kWH të cilët prodhojnë 403 kuajfuqi e do të ketë të gjitha rrotat aktive.

Më shumë detaje Mercedesi nuk ka zbuluar, ndërsa pritet që G-Classi elektrik të lansohet deri në 2022-ën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme