Volkswagen prezanton anëtarin e 7 të familjes elektrike ID

Volkswagen prezanton anëtarin e 7 të familjes elektrike ID

20 November 2019 09:51

Volkswagen ka prezantuar konceptin elektrik ID. Space Vizzion në panairin e veturave në Los Angelos.

Ky model është anëtari i shtatë i koncepteve elektrike të familjes ID, të prezantuar deri më tani nga VW, transmeton Koha.net.

Kjo veturë elektrike pritet të dal në shitje në 2021-ën në tregun e Evropës, Kinës e Amerikës.

Ashtu sikurse të gjithë anëtarët e familjes ID. edhe koncepti ID. Space Vizzion është i bazuar në platformën e Volkswagenit, MEB të dedikuar për veturat elektrike.

ID. Space Vizzion ka dy motorë, një para e një pas, të cilët së bashku prodhojnë 335 kuajfuqi.

VW zbulon se kjo veturë ka të gjitha rrotat aktive si dhe do të ketë bateri nga litiumi 82kWh, me të cilat me një mbushje të vetme kjo veturë do të mund të përshkojë 590 kilometra rrugë.

Volkswagen thotë se ID. Space Vizzion shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë e arrin për 5.4 sekonda e atë maksimale të limituar në mënyrë elektronike në 175km/orë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme