Auto

Befason Sony, prezanton veturën e saj elektrike që ka 33 sensorë

Foto: Motor1
 

Sony, kompania japoneze e teknologjisë e cila është e njohur për konzolat e saj PlayStation për video-lojëra dhe televizionet me teknologji të fundit, ka befasuar publikun e panairit të teknologjisë CES 2020, duke zbuluar prototipin e veturës së saj elektrike - Vision S.

Prototipi Vision S ka 33 sensorë të cilat monitorojnë eksterierin dhe interierin e veturës, si dhe një ekran shumë të gjerë i cili do të përdoret për qëllime të argëtimit dhe informimit, raporton mediumi britanik “Telegraph”.