Auto

Toyota investon në zhvillimin e veturave që fluturojnë

Toyota investon në zhvillimin e veturave që fluturojnë

Prodhuesi i veturave, Toyota i Japonisë thotë se do të investojë rreth 400 milionë dollarë në një kompani që punon për të zhvilluar vetura fluturuese të cilat do të siguronin "shërbime të shpejta, të qeta dhe të përballueshme të transportit ajror".

Toyota, më 16 janar, tha se investimi në transportin ajror ka qenë një "qëllim afatgjatë".