Auto

Supra e re dhe më e fuqishme vjen këtë vit me afro 400 kuajfuqi

Supra e re dhe më e fuqishme vjen këtë vit me afro 400 kuajfuqi
Foto: Motor1

Toyota Supra GRMN më e fuqishme do të shfaqet këtë vit, sipas mediave japoneze.

Modeli i ri i këtij prodhuesi japonez, pritet të vijë me motor 3.0-litër, me 6-cilindra e kapacitet prej 395 kuajfuqi, ndërsa sa i përket dizajnit pritet të ketë një pamje më agresive. Po ashtu, kjo Supra më e fuqishme do të vijë edhe me marshin manual.