Auto

Toyota planifikon të hapë fabrikë të veturave elektrike në Kinë

Toyota planifikon të hapë fabrikë të veturave elektrike në Kinë

Gjiganti japonez i automobilave Toyota, po planifikon të hapë një fabrikë në qytetin kinez Tianjin, për prodhimin e automobilave elektrikë, njofton Reuters.

Siç thuhet në dokumentet e pushtetit lokal, në të cilat ka pasur qasje Reutersi, Toyota do të bashkëpunojë me kompaninë vendase “FAW”.