Auto

“Audi RS6 Avant” që sfidon “Bugatti Veyron”

“Audi RS6 Avant” që sfidon “Bugatti Veyron”

Audi RS6 Avant është një automjet me kapacitet të lartë. Ai vjen me një motor 4.0 litra që prodhon 591 kuaj fuqi, por sigurisht edhe me një çmim të lartë duke filluar prej 100 mijë eurosh.

Gjithsesi, gjithmonë ka mundësi për përmirësime dhe ABT Sportline ka punuar që modeli RS6 Avant të ketë kapacitet prej 700 kuaj fuqive. Dhe, siç thuhet në shkrimin që e transmeton K.J., ky është vetëm një fillim i përditësimeve.