Auto

Piloti i Formula E diskualifikohet dhe gjobitet pasi mashtroi në një garë virtuale

Piloti i Formula E diskualifikohet dhe gjobitet pasi mashtroi në një garë virtuale

Piloti i Formula E, Daniel Abt, është diskualifikuar dhe detyruar të paguajë 10 mijë euro te një organizatë bamirëse, pasi ka angazhuar një “gamer” profesionist që të garojë në emër të tij në një garë virtuale, shkruan agjencia Reuters.

Gjermani i ekipit Audi, i cili ka kërkuar falje se ka marrë ndihmë nga jashtë, po ashtu ka humbur gjithë pikët e mbledhura deri më tash në serinë virtuale “Race at Home Challenge”, ku kanë marrë pjesë garuesit e Formula E duke përdorur simulatorët.