Auto

Volvo rikthen 2.1 milionë vetura

Volvo rikthen 2.1 milionë vetura

Volvo ka njoftuar të mërkurën se do të kthejë prapa nga tregu 2.1 milionë vetura në gjithë botën si masë parandaluese pasi kompania ka zbuluar se një tel i lidhur me rripat e ulëseve përpara mund të dobësohet.

Rripat e sigurimit për ulëset përpara lidhen me veturën përmes telave të çelikut, ka thënë zëdhënësi Stefan Elfstrom për radion publike suedeze.