Auto

Renault Clio, vetura më e shitur në BE

Renault Clio, vetura më e shitur në BE

Shitja e veturave në vendet e Bashkimit Evropian ka rënë për 57% në raport me periudhën e njëjtë gjatë vitit të kaluar. Përqindja e përgjithshme e rënies së shitjes së veturave në BE gjatë periudhës janar-maj 2020, është 43%, thuhet në të dhënat e publikuara nga JATO Dynamics.

I njëjti burim raporton se vetura më e shitur në maj ka qenë Renault Clio, me 16.028 njësi të porositura nga 27 vendet e BE-së.