Auto

“Bisha” greke me 3000 kuajfuqi e me rrota tejet të lehta

“Bisha” greke me 3000 kuajfuqi e me rrota tejet të lehta
Foto: Spyros Panopoulos Automotive

Prodhuesi grek i automjeteve, Spyros Panopoulos Automotive, duket se është duke punuar në një hiper-veturë shumë të fuqishme si dhe me një dizajn unik.

Fjala është për hiper-veturën e quajtur Chaos, e cila pritet të vijë me motor 4.0-litër Twin-Turbo V10 me kapacitet prej 3,000 kuajfuqi, gjë që i bie të jetë trefish më i fuqishëm se Koenigsegg Agera ose dyfish më i fuqishëm se Bugatti Chiron, transmeton KOHA.