Auto

A9 e-tron, kundërpërgjigje e Audit ndaj Mercedesit dhe Jaguarit

A9 e-tron, kundërpërgjigje e Audit ndaj Mercedesit dhe Jaguarit
Foto: AutoCar

Prodhuesi prestigjioz gjerman i automjeteve, Audi, në vitet e ardhshme planifikon të lansojë 20 modele tërësisht elektrike dhe 10 plug-in hibridë, si dhe në mesin e këtyre modeleve do të jetë edhe A9 e-tron.

Audi A9 e-tron, që emrin kodues e ka E6, është në fazën e hershme të zhvillimit ndërsa në treg pritet të dalë gjatë vitit 2024, transmeton KOHA. Ky model elektrik, në anën tjetër, do të jetë kundërpërgjigje ndaj modelit tërësisht elektrik EQS të Mercedesit dhe XJ të Jaguarit, i cili po ashtu do të ketë motor elektrik.