Auto

Gara në automobilizëm vazhdon sot në Shtime

Gara në automobilizëm vazhdon sot në Shtime

Pas dy garave spektakolare Drag Race në Sllatinë dhe asaj të disiplinës malore në Kullë, Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon sot me garën që do të mbahet në Shtime, në disiplinën e auto sllallomit.

Sipas një njoftimi të Federatës, gara do të mbahet në të dyja konkurrencat, meshkuj dhe femra dhe pritet të jetë mjaft interesante, ndërsa për fituesit do të ketë edhe shpërblime.