Auto

Si ia doli “Tesla” ta definojë epokën e re të automobilizmit

Si ia doli “Tesla” ta definojë epokën e re të automobilizmit

Ngjitja e kompanisë ka zënë në befasi shumë investitorë. Por zyrtarët në “Daimler”, kompaninë amë të "Mercedes-Benzit”, kishin përcjellë nga afër që nga 2009-a rrugën që "Tesla" dhe shefi i saj, Elon Musk, po e ndërmerrnin në prodhimin e veturave që sfiduan sistemin tradicional

Rritja e shpejtë e “Teslas” për t’u bërë prodhuesi më i vlefshëm i automobilave në botë, mund të konsiderohet si start i një epoke të re për industrinë botërore të automobilave, të definuar nga fokusi kah softueri që tejkalon prodhimin e shkollës së vjetër.